Historia e Gjokë Gjokës flet për një nga eksperiencat më traumatike që dikush mund të kalojë, shkruan OnAir.
Ai është një nga pak të mbijetuarit e tragjedisë ajrore që ndodhi më 5 mars të 1993. Nga kjo tragjedi humbën jetën 89 pasagjerë.
Gjoka tregon se që në nisje dallohej që diçka nuk ishte në rregull, por nuk ishin të përgatitur për një ngjarje të tillë.
Në rrëfimin e tij, të cilin mund ta ndiqni në videon më poshtë, i mbijetuari tregon për momentet e tmerrit që përjetoi gjatë eksplodimit të aeroplanit. Gjithashtu ai flet edhe për trajtimin që i është dhënë në spital.
Nga kjo ngjarje ai pësoi vetëm disa djegie të lehta sipërfaqësore.