Në këtë puntatë të radhës të emisionit “Oxygen” i ftuar do të jetë një personazh i veçantë me kontribute të shumta për Kosovën, shkruan OnAir.
Bëhet fjalë pikërisht për Ferid Berisha-Shkupin. I njohur ndryshe si komandant Shkupi, ai ka qenë pjesë e Brigadës 111 “Adem Jashari”, një nga njësitë më të rëndësishme gjatë luftës në Kosovë.
Gjatë rrëfimit të tij në studio, ai do të bashkëngjitet edhe nga të tjerë pjesëmarrës të kësaj brigade. Po ashtu do të ketë edhe videomesazhe të shumta për komandant Shkupin.
Intervista e plotë do të transmetohet këtë të shtunë në orën 20:45 në ekranin e Klan Kosova.