Në Kuvendin e Kosovës sot është diskutuar për integrimin e shtetasve kosovar të kthyer nga zona e konfliktit të Sirisë.
Nga institucionet e përfshira direkt në kthimin dhe ri-integrimin e tyre u tha se ky proces do të zgjasë, por që të kthyerit do të trajtohen në secilën formë, ndërkohë që fëmijët do të marrin arsimimin dhe edukimin e nevojshëm.
Madje do të merren edhe masa paraprake që të funksionojë mirë ky integrim.