Në një kohë që fushata elektorale në Shqipëri ka filluar, pandemia është kthyer në një shqetësim akoma edhe më të madh, shkruan OnAir.
Për të folur më shumë rreth këtyre dy temave, ministrja e shtetit për marrdhëniet me parlamentin, Ermonela Felaj, ishte e ftuar në emisionin “Çim Peka Live”. Ajo tregoi se qeveria që është aktualisht në detyrë ka bërë një punë mjaft të mirë me vaksinimin e qytetarëve. Sipas saj mbi 20 mijë qytetarë kanë marrë dozat e vaksinave dhe kategoritë që i kanë marrë përfshijnë staf mjeksor, të moshuarit dhe stafin arsimor.
Gjithashtu Felaj konfirmoi edhe një herë lajmin se në Shqipëri kanë mbërritur rreth 1 milion doza të vaksinës dhe deri në muajin qershor pritet të vaksinohet më shumë se gjysma e popullsisë. Sipas saj pritet që procesi i vaksinimit për të tërë popullsinë të përfundojë në pranverën e ardhshme.