Një ndër të ftuarit e rradhës në emisionin “E diela vlen” ishte i ftuar zv. kryeministri i Maqedonisë Veriore, Artan Grubi, shkruan OnAir.
Ai ndau me publikun shumë gjëra të ndryshme rreth jetës dhe karrierës së tij. Ajo çfarë ra më në sy ishte surpriza e përgatitur nga stafi i këtij emisioni. Me anë të disa inserteve, familjarë nga Gjakova të Artan Grubit, treguan një anë tjetër të tijën.
Ata treguan se edhe pse tashmë kontaktet nuk ishin aq të shpeshta sa më parë, prapë se prapë mbanin relata mjaft të mira me të. Gjithashtu familjarët treguan se Artani që në fëmijëri është shquar për një ambicie mjaft të madhe. Në këto rrëfime nuk munguan as momentet prekëse në të cilat edhe Grubi u shfaq i prekur teksa i dëgjonte.
Për të parë rrëfimet e plota klikoni në videon më poshtë: