Atdhe Xharavina në një kohë shumë të shkurtër është kthyer në një nga personazhet më të komentuar të emisionit “Përputhen”, shkruan OnAir.
Ndonëse në shumë raste me arritjen e famës duken se përmushen shumë objektive në jetë, për Atdheun ende ka gjëra nga e kaluara të cilat i kanë mbetur peng. Ai edhe në emisionin “Përputhen” e ka treguar se një person mjaft i afërt me të nuk jeton më. Atdheu tregon se gjëja që i ka mbetur peng ka të bëjë pikërisht me këtë person.
Ai tregon se si ky person një ditë para se të ndërronte jetë kishte kërkuar të takoheshin së bashku, por Atdheu nuk kishte pasur mundësi.
Për sa i përket të ardhmes ai thotë se dëshiron të njihet me një vajzë të cilën është duke e pëlqyer aktualisht, por nuk dëshironte që ta bënte publik emrin e saj.