Duket që Elvis Naçi sot ka marr një surprizë të bukur nga disa fëmijë nga Tetova të cilët i kanë dërguar një letër shumë të veçantë, shkruan OnAir
Ata kishin vendosur që të grumbullonin kursimet e tyre dhe t’i dërgojnë për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.
Në letrën e publikuar ata kanë shkruar emrat e tyre dhe kanë treguar që nga kursimet e tyre kanë mbledhur 449 euro. Kjo letër ka emocionuar Elvis Naçin./OnAir
Postimi i plotë i Elvis Naçit!
“Edhe pse te vegjel, mendja i rrin tek Nena Shqiperi!
Nxenesit e shkollës fillore Sabedin Bajrami, rrethinat e Tetovës jane bere bashke duke dhuruar kursimet e tyre (449Euro)
Letra e tyre:
Kjo ngjarje që na tronditi të gjithëve, ne morëm inisiativën të ndihmojmë së bashku. Shkaku që na preku neve si nxënës dhe që kishte shumë bashkemoshatarë tanë dhe menduam se sa keq do të ishte nese ne do të ishim në vendin e tyre! Këta nxënës ngritën zërin së bashku:
Diellza Sinani, Anita Islami, Florent Salii, Medin Rustemi, Ilir Ismaili, Ensar Sinani, Lavdi Ismaili, Argjend Sinani, Angnesa Ollimani, Aida Selami, Menisa Selami, Eugerta Selami. Lutemi së bashku që këtë fatkeqësi ta kaloni sa më shpejt!” PRAY FOR ALBANIA.”