Eksperti amerikan për qështje të ballkanit Daniel Serwer, thotë se Aministrata Amerikane është e interesuar për zhvillimin e ekonomisë në mes dy vendeve.
Ekonomia është paralajmëruar si temë kryesore e takimit Kosovë- Serbi me daten 4 Shtator në Washington.
Nuk përjashtohet që të arrihet edhe ndonjë marrëveshje për Trepçen dhe Liqenin e Ujmanit.
Sipas ekspertit amerikan Serwer është e mundur të arrihet një marrëveshje për zonat speciale ekonomike për gjatë kufirit Kosovë-Serbi. “Dyshoj se do të ketë marrëveshje për gjërat e mëdha që ndikojnë në normalizimin e mardhënieve mes dy vendeve, pasi krijohet përshtypja se Beogradi nuk është i interesuar ta pranoj pavarsinë e Kosovës, kurse Prishtina nuk mund të pranoj asgjë më pak se kjo”, ka thënë ai.
“Kryeministri Hoti ka një shumicë të vogël në parlament dhe nuk dëshiron të rrezikoj” ka vlerësuar Server./OnAir