Kosovarët tanimë kanë marrë rrugën për në Shqipëri për t’i dal në ndihmë të gjithë atyre të cilët kanë mbetur pa shtëpi nga pasojat e tërmetit.
Por një gjë doli të jetë shqetësuese bëhet fjalë për taksën e vendosur nga Edi Rama.
Një komentues ka vendosur ti shkruaj kryeminstrit me këto fjalë”
“Heke taksën o Edi se boll ki bo lek, mos u mundo me fatkeqësi të pasurohesh, ne jemi një gjak”.
Kryeministri shqiptar ka reaguar menjëherë duke i thënë se duhet ardhur trup nga akuza të tilla.
“Ta shash tjetrin dhe ta akuzosh e ta denigrosh, kur thjesht është duke bërë me mish e me shpirt punën e vet, që mund ta kritikosh sa të duash, nuk është as njerëzore, as shqiptare. Dhe ta marresh vesh ti dhe kategoria jote e “derrave të knaqun” siç i quante Migjeni, unë nuk kam futur kurrë dorën në xhepin e askujt dhe jo më të jem pasuruar me hajni e me poshtërsi”, ka thënë Rama ndër të tjera.