Rrugët e Kosovës po vazhdojnë të përgjaken për çdo ditë nga aksidentet. Vetëm sot kanë humbur jetën 6 persona në aksidente trafiku. Kurse, vetëm gjatë muajit korrik kanë vdekur më shumë se 15 persona.
Dita e dytë e muajit gusht ka nisur keq për shumë familje të Kosovës. Vetëm ditën e djeshme, gjashtë familje kosovare kanë humbur me të afërmit e tyre nga aksidentet në rrugë.