Tashmë është bërë viti i dytë në të cilin rruga Llapi është në gjendje mjaft të keqe për shkak të punimeve që po bëhen në këtë rrugë, shkruan OnAir.
Kjo situatë ka sjellë ankesa dhe pakënaqësi të shumta te qytetarët. Ata shprehen se ndotja është shumë e madhe dhe gjithashtu makinat e shumë prej tyre janë dëmtuar nga kjo rrugë. Po ashtu atyre u shkaktohen vonesa të shumta për shkak se përpiqen të gjejnë rrugë të tjera alternative.
Komuna e Prishtinës në një përgjigje për “KTV” delegon përgjegjësinë të vonesat që kanë pasur ujësjellësi dhe KEDS. Gjithashtu bën me dije se javën e ardhshme pritet të fillohet asfaltimi i një pjese të kësaj rruge.