Ditën e hënë në datë 17 maj, një person në Fushë Kosovë me iniciale R.S u arrestua nga policia, shkruan OnAir.
Personi në fjalë është i dyshuar për dhunë seksuale ndaj një vajze 21 vjeçare. Gjithashtu mësohet se i arrestuari punonte si mjek popullor dhe pikërisht gjatë punës ka ndodhur ngjarja në fjalë.
Për “Klan Kosova” nëna e vajzës në fjalë tregon se si ka ndodhur ngjarja. Nga ana tjetër, vëllai i të arrestuarit shprehet se diçka e tillë nuk është e vërtetë dhe se i vëllai në shumicën e rasteve gjatë punës ishte i shoqëruar nga familjarë.
Ndërkohë e kontaktuar nga ky televizion prokuroria themelore në Prizren nuk jep përgjigje për këtë rast me arsyen se në data bazë dalin disa persona me këtë emër.
Aktualisht i dyshuari është në masën paraburgim teksa hetimet e mëtejshme vijojnë për ngjarjen.
https://www.youtube.com/watch?v=hCJXgAIJEqs