Në vitin 2009 nga qeveria lokale banesa iu dhurua dy vëllezërve si djemtë e dëshmorit Muhamet Musliu, shkruan OnAir.
Tashmë ata kanë vendosur që këtë banesë ta rikthejnë. Vëllezërit Musliu shprehen për “Klan Kosova” se ata tashmë nuk e shrytëzojnë më ashtu si duhet duke qenë se prej kohësh jetojnë dhe punojnë në Itali. Ata shpresojnë se kjo banesë do të shkojë në ndihmë të një familjeje që i nevojitet.
Kryetari i komunës Bekim Jashari shprehet se u ndje mjaft i befasuar nga ky gjest i vëllezërve Musliu. Ai e cilësoi këtë si kryelajmin e mandatit të tij.
Veprimi i vëllezërve gjithashtu është shoqëruar edhe me shumë komente pozitive nga qytetarët e ndryshëm.