Familjes së madhe do t’i shtohet edhe një anëtar i ri në muajin gusht Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump do të bëhet gjysh për herë të dhjetë. Këtë e ka bërë të ditur vetë djali i presidentit, Eric, i cili zgjodhi të tregojë që po bëhet baba për herë të dytë përmes rrjetit social, Twitter. “Lara dhe unë jemi të ngazëllyer të njoftojmë se familja jonë do të bëhet me një anëtar të ri në gusht të këtij viti. Luke do të bëhet vëllai i madh”, ka shkruar Eric.
Që është në pritje të fëmijës së dytë nuk la pa treguar as vetë Lara, e cila tha që meshkujt e familjes janë të lumtur që do të bëhen vëllezër të mëdhenj.
Çifti janë prindër të një djali që quhet, “Eric “Luke” Trump dhe është 18 muajsh, përcjellë rtv21.tv Ky do të jetë nipi ose mbesa e dhjetë e Donald Trump, i cili ka pesë fëmijë dhe djali i tij i madh ka gjithashtu pesë fëmijë, nga vjen dhe numri i madh i nipërve dhe mbesave të Presidentit.