Pas vendimit të Qeverisë në detyrë për plotësimin e masave të reciprocitetit me Serbinë, 12 transportues me mallra me origjinë nga Serbia janë kthyer mbrapsht nga Dogana e Kosovës pasi që nuk kanë qenë në përputhje me vendimin e qeverisë për emrin Republika e Kosovës.
Qeveria e Kosovës e ka rritur dje në 100 për qind taksën doganore ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës.