Dënimet e majme dhe task forca e formuar për të pakësuar aksidentet në trafik, duket se nuk po japin efektin e dëshiruar.
Sipas raportit të policisë, gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur 70 aksidente në komunikacion
Prej tyre, 35 me të lënduar dhe 35 pa të lënduar. Kurse dënime të shqiptuara janë 357 të tilla dhe janë arrestuar nëntë persona