Me afrimin e stinës së verës, duket se edhe ndërgjegjësimi për të pasur një trup të shëndetshëm dhe në formë po rritet. Një larmishmëri dietash gjenden në internet, por të rralla janë ato të cilat ofrojnë rezultate të dukshme dhe pa dëmtime për shëndetin. Një prej tyre është edhe një dietë e cila ka filluar që kohët e fundit të fitojë shumë popullaritet. Për të folur më shumë rreth kësaj teme, në “Studio A” në ATV ishte e ftuar vetë krijuesja e kësaj diete të re, Jeta Lila Deliaj, shkruan OnAir.
Jeta tregon në studio gjithçka duke filluar që nga rrugëtimi i saj personal me peshën dhe deri te pikërisht popullariteti thuajse i menjëhershëm i kësaj diete. Ajo madje tregon se e konsideron mbipeshën si një pandemi e përhershme, duke ditur të gjitha problemet shoqëruese që kjo gjë sjell. Më tej ajo ndan edhe më shumë detaje rreth grupit dhe vetë dietës. Sipas saj, kjo dietë është mjaft efikase dhe nuk paraqet rrezikshmëri për shëndetin.
Ajo e përmbyll intervistën e saj duke dhënë disa këshilla mjaft të vyera për të gjithë ata që duan të humbin në peshë.