Arrestime të shumta janë bërë të hënën mbrëma në Neë York, ku protestat kundër vrasjes së Gerorge Floyd në Minnesota vazhduan edhe për një ditë tjetër.
Pamjet nga atje tregojnë për njerëz të arrestuar në një furgon policie para Rockefeller Center.
Marshimet janë mbajtur në qytet të hënën, si dhe në disa zona të tjera të SHBA-së pas vdekjes së Floyd javën e kaluar.
Floyd vdiq pasi një oficer vuri gjurin në qafën e tij për disa minuta.
Protestat kanë shpërthyer në të gjithë SHBA si rezultat i vdekjes së tij, me episodet sporadike të dhunës.
https://www.youtube.com/watch?v=EkftsqgMR5A