Ka disa vite që ka nisur transmetimin në ekranin e RTK-së dhe gjithmonë ka arritur që të dëshmojë që është një ndër serialet më të dashura për audiencën shqiptare, shkruan OnAir
Nuk e keni shumë të vështirë për ta gjetur që po flasim për serialin “Çka ka shpija”, që me secilin episod të transmetuar po arrijnë që kapin miliona klikime.
Madje gjithë adhuruesit e këtij seriali mezi po e presin që të fillojë sezona e re.
I ftuar në emisionin “Vera në RTK” ka qenë aktori Dardan Gashi i njohur si “Hamdia” dhe së bashku me aktorin e ftuar ishte edhe këngëtarja Nita Latifi.
Duke shpalosur shumë të pathëna brenda intervistës këngëtarja Nita ka treguar se posedon talent për aktrim madje ajo ka dëshirë tejet të madhe të bëhet pjesë e njerit nga serialeve më të mira vendore si “Çka ka shpija”.
Për të kuptuar më shumë shikojeni videon më poshtë./OnAir