Lediana Fratari është ndër emrat e rinj që “Partia Demokratike” ka vendosur në listat për deputetë, shkruan OnAir.
E ftuar në emisionin “Kafe Shqeto”, ajo përsëriti edhe një herë zotimin e saj për të qenë një zë përfaqësues i personave të cilët kanë qenë të përndjekur politikë në kohën e regjimit komunist në Shqipëri.
Ajo u shpreh se duke qenë e ardhur nga një familje që ka këtë status është edukuar prej të gjitha sfidave dhe historive të tyre. Fratari gjithashtu u shpreh se edhe nëse nuk zgjidhet të jetë pjesë e kuvendit, ajo do të vazhdojë me angazhimin e saj për të ndihmuar këtë shtresë.