Me ardhjen e stinës së nxehtë të verës është mëse normale që të fillojmë të planifikojmë pushimet tona, shkruan OnAir.
Pushimet janë mjaft të rëndësishme për secilin prej nesh dhe për këtë arsye duhemi të kemi kujdes që ti shpenzojmë në destinacionin më të duhur. Nuk është më sekret që një nga këto destinacione është edhe Turqia. Jo më kot të shumtë janë numrat e personave që preferojnë ti shpenzojnë pushimet e tyre në këtë shtet.
Përveç pamjeve mjaft të bukura që ky shtet ofron, infrastruktura gjithashtu luan një rol mjaft të rëndësishëm. Të shumta janë resortet turistike të cilat kujdesen të ofrojnë kushtet më të mira për vizitorët.
Mund të thuhet pa frikë se tashmë kanë nisur përgatitjet për një sezon sa më të këndshëm. Çdo gjë do të bëhet në bazë të masave për parandalimin e COVID-19. Në hyrje të hoteleve, klientëve u matet temperatura e gjithashtu janë të obliguar të vendosin maskat.
Për më shumë klikoni në videon më poshtë: