Balerina e njohur Adel Lami, e cila tashmë jeton në SHBA ka qenë e ftuar në emisionin “Syri Keq” që transmetohet në “Syri TV”, shkruan OnAir.
Midis shumë gjërave ajo ka folur edhe rreth marrëdhenies së saj me djemtë shqiptar.
Adel është shprehur se pavarësisht se duket sikur shpesh i ironizon djemtë e Shqipërisë, ajo në fakt lidhjen e saj të parë e ka pasur pikërisht me një djalë shqiptar. Gjatë bisedës ajo tregon se shpesh i ka rënë rasti të dalë nëpër takime me djem të kombësive të ndryshme ku ka vënë në dukje se një plus shumë i madh i këtyre djemve kanë qënë bisedat që ka pasur me ta. Adel në një moment e identifikon veten si një “sapio-sexual”, që do të thotë dikush që tërhiqet nga intelekti i personit tjetër.
Gjatë kësaj interviste ajo tregon edhe për shumë dukuri të tjera në lidhje me sjelljen e meshkujve ku bën edhe krahasime midis djemve në Shqipëri dhe atyre në SHBA.