Për rreth 15 vite ai jeton me një plumb në trup, shkruan OnAir.
Kështu mund të përmblidhet me pak fjalë historia e Fazli Imer Ahmetaj. Ai është 77 vjeç dhe ka lindur në fshatin Radishev.
Fazliu tregon se ai këtë plumb e ka marrë gjatë kohës së luftës duke ndihmuar një familje. Në këtë insert të përgatitur nga emisioni “Alarm”, ai ndan me publikun kujtime të detajuara se si ndodhi e gjithë ngjarja.
Fazliu gjithashtu tregon se si doktorët i kishin thënë që ishte një mrekulli që ai plumb nuk kishte prekur asgjë me rëndësi në trupin e tij.
Pavarësisht se nuk është e lehtë jetesa me një plumb në trup, Fazliu çdo gjë e kujton me shumë krenari.
Historinë e tij të plotë mund ta ndiqni në videon më poshtë: