Oda Ekonomike e Kosovës, ajo Ekonomike Amerikane në Kosovë, ajo e Afarizmit, Klubi i Prodhuesve dhe Shoqata e Kontabilistëve dhe Auditorëve, përmes një konference për media, kanë prezantuar kërkesat e komunitetit të biznesit karshi masave të marra nga qeveria për përballje me koronavirusin.
Berat Rukiqi, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, ka thënë se pika kryesore është që të mos ndalet prodhimi, teksa u ka bërë apel punëtorëve të veprimtarive që s’janë të ndaluara me vendim të qeverisë, të dalin në vendet e tyre të punës, duke qenë të vëmendshëm me masat parandaluese.
Shtyrja apo riprogramimi i kredive në mënyrë që të mos ketë presion te biznese dhe qytetarët për pagesën e tyre në kohën kur mund të rrezikohen të arhdurat e tyre. Ka premtim nga BQK-ja që të hënën do të ketë vendim, siç kanë vepruar të tjerat.
Shtyrja e raportimit financiar. Edhe për TVSH-në, por edhe ato vjetore.
Qartësimin apo një qarkore që do të jepte një drejtim të duhur për implementimin e dispozitës për punën e njërit prind në atë mënyrë që njëri prind të jetë në kujdes të prindërve.
Rukiqi ka thënë po ashtu se kanë propozuar një pako stimuluese që të sanohen disa nga pasojat, ku është përmendur pagesa e qirave, mungesa e punëtorëve apo të paktën paga minimale për bizneset që pësojnë.
Është kërkuar po ashtu që Qeveria të dalë me fushatë të gjerë vetëdijesimi për qytetarët për të mos lejuar panik e veprime të pakontrolluara nga qytetarët e bizneset.