Lidhja që binjakët kanë me njëri-tjetrin është ndër lidhjet më të forta që mund të ekzistojë, shkruan OnAir.
E tillë është edhe lidhja që kanë binjakët nga Prizreni, Blendi dhe Genti Gjini. Të dy janë mjaft të ngjashëm me njëri-tjetrin e madje kanë edhe të njëjtin profesion të trashëguar nga familja.
Në këtë insert të përgatitur nga “Studio A” ata tregojnë se si gjatë gjithë jetës së tyre i kanë ngatëruar me njëri-tjetrin. Binjakët shprehen se kjo gjë nuk ka qenë problem për ta, madje në shumë raste e kanë përdorur për avantazhin e tyre. Në shumë raste ata janë paraqitur si njëri-tjetri gjatë kohës kur kanë qenë në shkollë e gjithashtu edhe për aktivitete të ndryshme.
Genti gjithashtu flet se si këtë ngjashmëri të tyre e kanë përdorur edhe kur ka qenë për të dalë në takime me vajza. Kjo pasi Blendi shpesh herë ka hezitim për të dalë në takim të parë me një vajzë me të cilën flet. Kështu është Genti i cili paraqitet në vend të tij dhe thyen akullin.
Për më shumë klikoni në videon më poshtë: