Formati televiziv “Oxygen” konsiderohet si një ndër emisionet më të shikuara shqiptare që ka arritur rekorde të shikueshmërisë, shkruan OnAir
Autori dhe moderatori Besim Dina gjithmonë arrin që të surprizojë të ftuarit por kësaj radhe i surprizuari ka qenë ai.
Të shtunën duke nisur nga ora 20:45 në ekranin e Klan Kosova transmetohet Oxygen dhe në mes të emisionit autori dhe moderatori Besim Dina surprizohet me vizitën e ish-shefi të misionit të OSBE-së në Kosovë dhe njeriu që doli publikisht para 21 vjetësh, duke dhënë alarmin për krimet serbe në Kosovë, Willaim Walker.