Ditën e hënë në fshatin Maxhunaj u zhvillua një aksion për pastrimin e ambientit nga mbeturinat, shkruan OnAir.
Ky aksion u zhvillua në bashkëpunim me komunitetin lokal si edhe ushtarët e KFOR. Këta të fundit u shprehën se ekzistonte një atmosferë mjaft e mirë. Gjithashtu po bëhen përgatitje për vendosjen e koshave. Ky aktivitet erdhi pas një kohe të gjatë që mbeturinat nuk ishin pastruar nga ky fshat në komunën e Vushtrrisë.
Aksione të tilla kanë bërë që komuna e Vushtrisë të ketë performancën më të lartë për sa i përket mbrojtjes së ambientit.