Ndonëse një nga lagjet më të vjetra të Prishtinës, banorët në “Dardani” prej 8 muajsh po përballen me mungesën e ndriçimit publik, shkruan OnAir.
Banorët e kësaj zone ankohen se mungesa e ndriçimit po u shkakton probleme me lëvizje të makinave si edhe me vetë lëvizjen e tyre dhe të fëmijëve. Gjithashtu ata tregojnë se janë ankuar edhe në komunë, por nuk kanë marrë asnjë përgjigje.
Për “KTV” Xhemshit Gashi, menaxher i kontratës për mirëmbajtjen e ndriçimit tregon se këto ditë është nënshkruar kontrata dhe kanë filluar punimet për të rregulluar këtë problematikë prej disa operatorëve. Ai tregon se brenda 1 jave kjo gjë do të rregullohet.