Ndodhet në 1200 metra lartësi detare, ky është fshati i Bajgorës, shkruan OnAir.
Ka një reliev mjaft të veçantë dhe peisazh mjaft të bukur, por një tjetër veçori e këtij fshati janë edhe burimet e shumta të ujit. Në këto burime furnizohen banorë nga e gjithë Kosova. Së fundmi ky ujë është bërë me pagesë nga vetë banorët e fshatit. Për “RTV Dukagjini” Mehdi Musa tregon se përse është marrë ky vendim. Ai shprehet se kjo gjë ka ardhur si pasojë e faktit se personat filluan ta ndosnin shumë ambientin nëpërmjet mbeturinave që hidhnin. Gjithashtu krijohej shumë rrëmujë. Mehdiu gjithashtu tregon se në bazë të analizave të bëra, uji që rrjedh nga këto burime është mjaft i shëndetshëm.
Po ashtu, Mehdiu nuk ngurron të ndajë me publikun edhe kujtimet nga jeta në këtë fshat në kohët e mëparshme si edhe fëmijërinë e tij. Ai shprehet se më parë jetesa ka pasur vështirësi të ndryshme, por tani është përmirësuar. Ai përmënd se investime të ndryshme janë bërë në këtë zonë.
Pavarësisht kësaj, edhe ky fshat nuk i ka shpëtuar fenomenit të braktisjes së zonave rurale. Kjo është e dukshme nga numri i pakët i nxënësve.
Për të mësuar më shumë, ndiqni videon më poshtë: