Lidhja midis prindërve dhe fëmijëve është një ndër lidhjet më të forta që ekzistojnë, shkruan OnAir.
Këto lidhje bëhen akoma edhe më të forta në momentin që si prindi ashtu edhe fëmija ndjekin të njëjtin pasion. I tillë është edhe rasti i Suela Arifit me të atin e saj. Ajo praktikon sportin e karatesë dhe i ati i saj gjithashtu është edhe trajneri i saj.
Ndonëse mund të duket e habitshme që një vajzë të ketë një pasion të tillë, të shumta janë vajzat e Kosovës të cilat kanë shkëlqyer në sportet luftarake. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Suelën. Ndonëse vetëm 12 vjeçare ajo numëron medalje të shumta të cilat i ka fituar në turnetë e organizuara në vendet e rajonit.
I ati i saj shprehet se gjatë trajnimit nuk bën dallim për faktin që ajo është e bija. Ai shprehet për “ATV” se e rëndësishme për të është që trajnimi i saj të mundësojë që ajo të arrijë suksese në këtë sport.