Çdo ditë njihemi me histori të ndryshme dhe frymëzuese rreth njerëzve të zakonshmën të cilët arrijnë gjëra të mëdha, pavarësisht rrethanave. Një ndër këto raste është edhe ai i zotit Hysa Medin Zekiqi, shkruan OnAir.
Zoti Hysa Medin Zekiqi është një besimtar i devotshëm dhe një punëtor i përkushtuar. Një ndër ëndërrat e tij më të mëdha ishte ajo e të shkuarit në haxh. Shpesh e kishte parë vendin e shenjtë të besimit të tij në TV dhe e kishte vendosur si qëllim të tijin që të shkonte të paktën një herë. Për pesë vite me rradhë ky person kurseu në mënyrë që këtë ëndërr të tijën ai ta bënte realitet.
Ai shprehet se pavarësisht vështirësive ekonomike, ishte i vendosur ta realizonte këtë qëllim të tij.