Tashmë të gjithë jemi në dije të fondacionit të krijuar nga Elvis Naçi, “Shqiptarët për shqiptarët”, shkruan OnAir.
Ky fondacion merr përsipër raste të ndryshme të cilët janë në nevojë e më pas në bazë të donacioneve të shqiptarëve kudo që ndodhen, këta persona ndihmohen.
Rasti i rradhës që është paraqitur nga ky fondacion, flet për një vajzë të re e cila nuk mundet të ketë një jetë normale për shkak të sëmundjes nga e cila ajo vuan.
Bëhet fjalë për Arlinën e cila jeton në Prishtinë së bashku me prindërit e saj. Ajo është 22 vjeç dhe vuan nga një formë e rëndë e skoliozës. Gjendja e saj shëndetësore nuk e ka lejuar atë që ta jetojë jetën si të gjitha moshataret e saj. Arlina shprehet se pikërisht për shkak të sëmundjes ajo nuk ka mundur të vazhdojë universitetin. Për kamerat ajo thotë se aktualisht ëndërra e saj më e madhe është që të mundet të ketë një shtyllë kurrizore të drejtë.
Për të, ky fondacion është shpresa e saj e fundit. Mamaja e saj shprehet se i duhet të mbledhë një shumë prej 35 mijë eurosh për një operacion për të cilin doktorët i kanë dhënë shpresë të madhe.
Rastin e plotë mund ta ndiqni në videon më poshtë.