Pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit menjëherë kanë nisur spekulimet për zgjedhje të parakohshme, shkruan OnAir
Madje tashmë kanë nisur edhe prognozat e para se kush mund të bëhet kryeministër dhe cilat koalicione do të fitojnë kësaj radhe.
Një ndër njohësit e çështjeve politike, Haki Abazi përmes një publikimi të bërë në llogarinë e tij zyrtare në Facebook ka dhënë parashikimin e tij. Sipas Abazit koalicioni LDK-LVV dhe diaspora janë zgjidhje e duhur për Republikën e Kosovës që nga periudha e pasluftës.
“Koalicioni parazgjedhor LDK-LVV dhe diaspora është pergaditje për referendumin më te madh të pasluftes kunder krimit, korrupcionit dhe hoshtaplerise antishtet”, ka shkruar Abazi në rrjetin social Facebook.
Kaq ka mjaftuar që menjëherë të kthehet në temë diskutimi edhe nga qytetarët në hapësirën për komente.