Drejtoria për Mbrojtje të Mjedisit pranë Komunës së Obiliqit ka ngritur shqetësimin e saj për gjendjen e krijuar dhe ndotjes së ajrit në Obiliq.
Kjo drejtori thotë se ky shqetësim vjen duke u bazuar në raportet e inspektuara nga inspektorët e saj dhe raportimet në media e rrjetet sociale.
Në reagim thuhet se nga e premtja deri më sot ajri në Obiliq arrin nivele shumë të lartë të ndotjes.
Po ashtu, pranë këtij termocentrali është krijuar zhurmë dhe erë e cila është e pa durueshme për banorët, kryesisht në orët e mbrëmjes.