Aktori Adnan Blaku është një nga figurat më të dashura për publikun, shkruan OnAir.
Ai kryesisht njihet për rolin e tij si Sofia, një personazh ky mjaft i pëlqyer nga njerëzit.
Së fundmi Adnani ishte i ftuar në një intervistë për emisionin “No Filt” ku tregoi shm gjëra rreth karrierës së tij të gjatë. Ai tregoi se fillimisht e kishte të vështirë të luante rolin e një femre në skenë, por për shkak të inkurajimit që kolegët dhe profesorët e tij i dhanë, ai vendosi që personazhin e Sofias ta sillte në skenë. Pasi pa që Sofia u prit mjaft mirë nga audienca, atëherë aktori vendosi që të vazhdonte ta sillte shpesh këtë karakter.
Adnani shprehet se një nga veçantitë e Sofias është improvizimi. Gjithashtu thotë se Sofia mund të bëjë humor me gjithçka dhe humori i saj është mjaft popullor. Kjo është edhe arsyeja se përse ky personazh është pëlqyer kaq shumë nga njerëzit.
Gjatë intervistës, aktori thotë se në jetë reale ai është i kundërt nga Sofia. Ndryshe nga personazhi i tij, Adnani thotë se gjatë jetës së përditshme është mjaft serioz dhe i përkushtuar në punën e tij.
Intervistën e tij të plotë mund ta gjeni në videon më poshtë: