Ahmeti: Kam punuar me IOM-in, në bazë të shifrave të tyre nuk ka më shumë se 15 mijë veteranë
Kryetari i PSD-së njëherësh kryetar i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se çështjen e veteranëve partitë në pushtet po mundohen ta shndërrojnë në betejë, “a je për, apo kundër luftës?”.
Ahmeti, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se” të gjithë e dimë se nuk kanë qenë 60 mijë ushtarë të UÇK-së”.