Kryetari i LDK, Lumir Abdixhiku ishte i ftuari i radhës në emisionin “Rubikon” për të diskutuar rreth aktualitetit politik në Kosovë, shkruan OnAir.
Gjatë këtij diskutimi ai u shpreh se kryeministri duhet të përmbushë obligimet e tij kushtetuese dhe obligimi kryesor është dialogu. Sipas tij dialogu nuk mund të lihet si opsion i pestë ose i gjashtë në listën e prioriteteve.
Abdixhiku gjithashtu u shpreh se dialogu është një çështje e vështirë politike, por pikërisht për këtë gjë është politika, për të marrë vendime të vështira. Gjithashtu ai ishte i mendimit se njohja e shtetit të Kosovës nga Izraeli është një arritje e madhe.
Për më shumë klikoni në videon më poshtë: