Lidhja Demokratike e Kosovës ka vendosur që të marrë pjesë në votim në procesin e zgjedhjes së presidentit.
Kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, pas takimit me deputetët e LDK-së ka thënë se kjo parti është në politikë “për të dhenë zgjidhje”.
“Me forcën politike që kemi momentalisht kam pasur dy mundësi, një të mos marrë pjesë në seancë ose të jemi pjesë e zhvillimeve. Kemi zgjedhur të dytën. Kemi bërë kështu sepse këtë rrugë LDK-ja e ka ndjekur përherë. Kemi diskutuar për pozitën apolitike të zonjës Osmani si presidente. Këto biseda ua kam prezantuar organeve të partisë. Pas një diskutimi, të gjithë kemi marrë vendim që LDK-ja nuk do të bëjë obstruksione. LDK-ja do të marrë pjesë në votim, pa paragjykuar vendimin e deputetëve. Këtë vendim ua kam komunikuar deputetëve. Pres që secili prej tyre të mos e pengojë kursin e ri të LDK-së. Pres që secili të sillet si institucionalist”, ka thënë ai në konferencë për media.
LDK-ja ka fituar 15 ulëse në Kuvend.