Zëdhënësi i Agjensisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Lamir Thaçi në një intervistë për KTV ka treguar për kontrollin e ushqimit në Kosovë, shkruan OnAir
Ai ka treguar se gjatë gjithë kohës kanë funksionuar me kapacitet të plotë për pjesën e kontrollit, vetëm se kësaj radhe janë kontrolluar vetëm bizneset që kanë funksionuar gjatë kohës së pandemisë.
Ndër tjera ai ka shtuar se asnjë produkt që nuk ka qenë i sigurtë gjatë kësaj kohë nuk ka shkuar tek konsumatori sepse nuk kanë lejuar./OnAir