Zhvillimet politike në Shqipëri këtë javë kanë qenë të shumta, shkruan OnAir.
Një arsye për këtë mund të jetë edhe që vendi aktualisht ndodhet në një periudhë fushate. Analisti Gentian Gaba ishte i ftuar në emisionin “Kafe Shqeto” për të folur më shumë rreth këtyre zhvillimeve.
Sipas mendimit të Gabës, qendrimi i Lulzim Bashës krijon një kontrast shumë të madh nga ai i kryeministrit aktual Edi Rama. Sipas tij tonet e ulëta të Bashës tregojnë që ai është i gatshëm për bashkëbisedim dhe për dialog. Këto janë të kundërta nga Rama, ku dallohet agresiviteti.
Gjithashtu ai i qëndron mendimit se Edi Rama aktualisht është duke kryer veprime të shumta pa transparencën e duhur.
Për më shumë klikoni videon më poshtë: