Konsiderohet si një ndër reperet më të suksesshëm shqiptar që ka arritur rekorde të klikimeve me secilin projekt të publikuar, shkruan OnAir
Nuk e keni shumë të vështirë për ta kuptuar që po flasim për reperin e njohur Gjiko i cili ka qenë i ftuar tek Meriton Mjekiqi në KTV.
Ai padyshim që ka sjell një repturë të veçantë dhe në mes të tekstit duket që ka vendosur të ngjallë edhe kureshtje.
Duket që Gjiko indirekt ka treguar që paska votuar Albin Kurtin, ose të paktën thjesht teksti lidhej me repturen e reperit.