Xhesika Berberi është njëra nga modelet më të njohura shqiptare, e cila ka kohë që po jeton jashtë trojeve shqiptare.
Kurse kur jeton larg duket se malli për familjen e njerëzit e afërt është i madh.
Këtë herë, Xhensika përmes një postimi në llogarinë e saj në “Instagram” ka publikuar një imazh të nënës së saj ku është shprehur se i mungon dhe i uron ditëlindjen.
“Urime ditëlindjen Mami. Të dua shumë” ka shkruar Xhensika.
Ndryshe, ato të dyja ngjajnë si dy pika uji.