Fansat e Elvanës nuk pajtohen që ajo të renditet e dyta në Festivalin e RTSH-së dhe të mos e përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision, shkruan OnAir
Këngëtarja Elvana Gjata ishte një nga konkurrentet për ta përfaqësuar Shqipërinë në Eurovizion, madje deri në minutat e fundit thuhej që ajo do të ishte fituesja e këtij festivali.
Mirëpo ajo u rendit e dyta me këngën “Me tana” ndërsa e para doli Arilena Ara me “Shaj”.
Me publikimin e votave shihet se juria shqiptare i ka dhënë më pak pikë Elvanës ndërsa ajo e huaj e shpalli fituese të festivalit me pikët e larta.
Kjo si duket i ka shtyrë fansat e Elvanës që të protestojnë para RTSH-së për ta ndryshuar fituesin.