Çdo të premte në ekranin e Klan Kosova duke nisur nga ora 20:45 tashmë keni mundësi që të shikoni një format të ri televiziv shumë të veçantë, shkruan OnAir
Në drejtimin e gazetarit Enur Pakashtica tashmë ka nisur transmetimin formati televiziv “Champions Quiz” që është një garë e dijes në mes të fëmijëve të moshave të ndryshme.
Ky format televiziv bën ndryshim në guidat programore shqiptare sepse sjell një garë të dijes dhe përmes tij mësoni edhe shumë gjëra dhe fakte të reja.
Të gjitha episodet e këtij formati televiziv tashmë mund t’i gjeni në kanalin zyrtar në YouTube me emrin “Champions Quiz”.
Mos harroni duke nisur nga ora 20:45 çdo të premte në ekranin e Klan Kosova./OnAir