Mbrëmë i ka dhënë fund beqarisë reperi i njohur shqiptar Mc Kresha me një ceremoni private, shkruan OnAir
Reperi shqiptar kishte kohë që kishte nisur këtë histori të dashurisë por duket që kishte zgjedhur ta mbajë larg vëmendjes mediatike.
Por mbrëmë historia e tij e dashurisë u kurorëzua me dashuri me vajzën me emrin Erzina.
Një ceremoni e thjesht dhe me një dekor shumë elegant.
Por ajo që kishte rënë në sy është fakti që nusja e Mc Kreshës për dallim nga nuset e tjera të estradës kishte vendosur që të mbante vetëm një vello gjatë tërë natës dhe nuk është parë në ndonjë fotografi apo video me ndonjë veshje tjetër.
Duket që çifti kanë zgjedhur që të festojnë brenda kornizave të një dasme të thjesht dhe elegante./OnAir