Tregu medial shqiptar gjithmonë surprizohet me projekte të veçanta televizive të cilat kthehen në temë diskutimi dhe mbesin gjatë në memorien e njerëzve, shkruan OnAir
Kësaj radhe OnAir Media ka menduar që të ju surprizojë me një projekt të veçantë dedikuar fëmijëve.
“Përrallat me gjyshen” titullohet projekti gjigant që janë publikuar në kanalin zyrtar në YouTube të OnAir Tv, dhe në kanalin OnAir Kids. Rrëfimin ekskluziv të përrallave do ta sjell aktorja e njohur e kinematografisë shqiptare Leze Qena.
Aktorja e njohur shqiptare gjithmonë ka qenë një figurë e dashur për shqiptarët për secilin prodhim filmik apo televiziv. Ajo ka vite në kinematografinë shqiptare dhe gjithmonë ka arritur të jetë shumë e komentuar.
Aktorja ka disa projekte televizive, filmike të suksesshme që do të mbesin gjatë në memorien e njerëzve.
Kësaj radhe do të ketë rolin e gjyshes që do të rrëfej 23 përralla të veçanta për fëmijë.
https://www.youtube.com/watch?v=YjN4pjRJ3Xs&list=PLGsacBAz8RRt0Bo9FYb77jYMlIJWPKecU