Taylor Swift dhe Kanye West kanë qenë konkurrentë me njeri-tjetrin përsa i përket fitimeve që ata kanë nxjerrin nga muzika për vitin 2019.
Taylor fitoi 185 milion dollarë falë një marrëveshje të re e cila theu rekordet dhe turneu i saj i fundit ia vuri vulën.
Kjo bëri që West të kalontë në vendin e dyte me 150 milion dollarë. Fitimet e tij kaq të mëdha ishin edhe falë rritjes së shitjeve të alteteve Yeezy.Ed Sheeran dhe The Eagles kanë zënë vendin e tretë dhe të katërt.