Ajo donte vëmendje për veten dhe jo për ndeshjen e futbollit.
Një nuse e frustruar i ndaloi vizitorët të shikojnë ndeshjen e Kupës Botërore midis Suedisë dhe Anglisë pas kërkesave të shumta që iu bënë nga të ftuarit në dasmë.
Përpos lojës, nusja e pakënaqur ka postuar në Facebook se në asnjë mënyrë nuk do të shfaqet ndeshja. Ajo gjithashtu kërkoi që mysafirët të përmbahen nga kontrolli i rezultatit në telefonin e tyre, pasi ajo donte që dasma e saj të jetë një ‘zonë pa futboll’.
Disa nga të ftuarit kishin deklaruar se kërkesa ishte shumë logjike përderisa të tjerë janë shprehur se ishte diçka e tepruar.