Rita Ora po mban turin e saj nëpër Evropë të titulluar “Girls”, ashtu si projekti i saj i fundit i cili u komentua shumë për tekstin që përmban, shkruan GazetaBlic.Dy ditë më parë, Rita performoi në Kroaci, ditën kur ishte dhe ndeshja e futbollit mes Kroacisë dhe Rusisë, ku kroatët arritën të kualifikohen.E duke qenë se shqiptarët janë një mbështetje e madhe për kroatët, në koncertin e Ritës nuk mungoi as flamuri i Kosovës, e Rita Ora e mori atë nga publiku dhe po realizonte performancën e saj me të.
Ndryshe, “Girls” nga Rita Ora në bashkëpunim me Charlie XCX, Cardi B dhe Bebe Rexha ka arritur mbi 32 milionë shikime në Youtube, vetëm një muaj nga lansimi.Ndërsa sa i përket jetës private, Rita ka kohë që është në lidhje me muzikatin e njohur Andrew Watt ku dhe daljet në publik nuk janë të rralla, madje kohë më parë ata u kapën në momente intime nga pushimet në Itali.