Filmi i cili ka në rol protagonist Joaquin Phoenix, flet për një klloun që kryen një seri vrasjesh.
Shqetësimet për premierën e filmit janë të mëdha, kjo edhe për shkak të vrasjes masive të 2012 në Aurora të Kolorados, kur në natën e debutimit të “The Dark Knight Rises”, një tjetër film i Batmanit u vranë në kinema 12 persona dhe dhjetëra të tjerë u lënduan.
Nisur nga kjo, FBI dhe departamenti i sigurisë së brendshme paralajmëruan agjencitë e ruajtjes së rendit që të kenë nën vëmendje situatën, ndërkohë që qytetet më të mëdha kanë shtuar masat e sigurisë, për të parandaluar dhunën që mund të krijohet.